TIRANË

Përmes një postimi në facebook, ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shkruan se LSI lindi si parti e kauzave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Në një kohë kur partitë e mëdha zotëronin plotësisht monopolin e arenës politike, shpirti rinor, enerigjik dhe atdhetar i përfaqësuesve politik të LSI, ka thyer cdo mit, cdo tabu, cdo mentalitet, për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë!” shkruan Gjosha ndërsa shton se sot LSI mban flamurin e rinisë, të familjes, të vlerave dhe kauzave të mëdha.

Postimi i plotë:
15 Vjet LSI! 15 vite sakrifice dhe shpresë!

LSI lindi si parti e kauzave dhe integrimit te vendit në Bashkimin Europian. Emri i saj e mishëron këtë prioritet më mirë se cdo gjë tjetër.

Në një kohë kur partitë e mëdha zotëronin plotësisht monopolin e arenës politike, shpirti rinor, enerigjik dhe atdhetar i përfaqësuesve politik të LSI, ka thyer cdo mit, cdo tabu, cdo mentalitet, për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë!

Sot LSI mban flamurin e rinisë, të familjes, të vlerave dhe kauzave të mëdha dhe do të vazhdoj këtë mision me pasionin më të madh për të ndërtuar Shqipërinë europiane, Shqipërinë që duan dhe ëndërrojnë qytetarët e saj!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb