Kanë nisur hetimet në lidhje me një 15-vjeçar në Elbasan.

Policia njofton se i mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të një banese.
Për pasojë është dëmtuar një i mitur vetëm 4 -vjeç i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Janë referuar materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija 4 vjeç i shtetasit R. G., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e bluve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb