TIRANE

Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme mbushi plot 15 vjet nga krijimi i saj. Në fillim të mbrëmjes në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një aktivitet, ku kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbajti edhe një fjalim.

Monika Kryemadhi e veshur me të verdha, ngjyra e vjeshtës tha se kjo forcë bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor.

Më pas festa u zhvendos në Hotel Rogner, ku u zhvillua një pritje me shumë të ftuar. Në të morën pjesë diplomat dhe përfaqësues të artit dhe mediave. Në këtë pritje mungoi kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha. Por PD u përfaqësua në këtë ceremoni nga nënkryetari, Edmond Spaho dhe ish-deputetët, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gramoz Ruçi ka qenë i vetmi përfaqësues i maxhorancës dhe i PS në festën e LSI-së. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishte i pranishëm edhe në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongresit, aty ku e para e LSI mbajti fjalë përshendetëse para të pranishmëve.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm dhe aleatet e opozitës Fatmir Mediut, kreu i PR dhe Nard Ndokës i PDK-së. I pranishëm ka qenë dhe ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini, ambasadori i Japonisë, Makoto Ito, ambasadorja e Francës, Christina Vasak, ambasadori i Kinës, Zhou Ding, ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.

Po ashtu të pranishëm ishin dhe përfaqësues dhe nga Ambasada Hungareze, Algjeriane, Izraeli, Bullgaria. Në pritje kanë qenë edhe të ftuar nga bota e ekranit, gazetarë etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb