TIRANE- E para që startoi mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve me rastin e 15-vjetorit të krijimit të ‘News24’ ishte moderatorja e emisionit ‘Studio e Hapur’, Eni Vasili.

Teksa uroi të pranishmit për prezencën e tyre, Vasili tregoi se si nisi rrugëtimi i saj në ‘News24’ me emisionin që transmetohet prej disa vitesh.

Vasili pohoi se ishte ‘News24’ që e ktheu atë sërish në Shqipëri.

“Mirëmbrëma, dhe faleminderit që keni ardhur. Pak vite më parë kur mora ftesën për të realizuar emisionin “Studio e Hapur’, isha duke bërë studimet e mia master në Itali. ‘News24’ më ktheu në Shqipëri dhe më vendosi në dilemë që të kthehesha në vendin tim apo jo. ‘News24’ është me një potencial dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij stafi njerëzit. Historinë e bëjnë njerëzit me përkushtimin dhe sakrificën”, tha Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: