Të paktën 150 persona janë arrestuar që nga e shtuna në Britaninë e Madhe në protestat e grupeve të ekstremit të djathtë që po zhvillohen për shkak të vrasjes së tri vajzave të mitura në Southport.

Trazira pati në Hull, Liverpool, Bristol, Manchester e Blackpool në Angli, si dhe Belfast në Irlandën e Veriut.

Policia u është përgjigjur skenave të dhunshme, ndërsa kryeministri Keir Starmer është deklaruar rreth ndodhive, duke i dënuar sulmet.

Ai tha se ata që kanë marrë pjesë në trazira do të përballen me forcën e plotë të ligjit.

“Nuk ka vend në rrugët tona për protesta të grupeve të së djathtës ekstreme. Do të pendoheni që keni marrë pjesë qoftë drejtpërdrejt, apo edhe për nxitje të këtij veprimi”, ka thënë Starmer.

Ai do të mbajë gjatë ditës takim për reagim urgjent, të quajtur takim “Cobra”, i cili zhvillohet nga një komitet i reagimit emergjent i përbërë nga ministra, nëpunës civilë, polici e oficerë të inteligjencës.

Gjatë viteve të fundit, takimet e Cobras janë mbajtur rregullisht gjatë pandemisë Covid-19 dhe në vitin 2019 pas përmbytjeve në Angli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb