Të reja të rëndësishme te Roma. Klubi kryeqytetas komunikon zgjidhjen e kontratës përpara kohe me mbrojtësin Rick Karsdorp. Karsdorp, ka luajtur jo pak, por 157 ndeshje me këtë ekip.

“AS Roma njofton se ka arritur marrëveshje për zgjidhjen konsensuale të kontratës me lojtarin Rick Karsdorp. Pasi mbërriti te ekipi Giallorossi në verën e vitit 2017, lojtari bëri gjithsej 157 paraqitje me këtë fanellë, duke kontribuar në fitimin e Conference League në vitin 2022” – shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: