Katie Piper ka vendosur një sy artificial 16 vite pas një sulmi me acid që e la atë me lëndime të rënda dhe shenja të përhershme në trup dhe fytyrë.

Lajmi e bëri të ditur vetë prezantuesja televizive, përmes një postimi në “Instagram”.

“Pas shumë vitesh duke luftuar me shëndetin e syve, kam arritur disi në fund të rrugës dhe është marrë vendimi për të provuar një sy protezë”, ka shkruar ajo.

Ish-modelja ka bërë qindra operacione për të riparuar dëmtimet në fytyrë dhe shikim. Ajo u sulmua brutalisht me acid nga një person i cili ishte urdhëruar nga ish- i dashuri i saj. Ngjarja ndodhi ku Katie Piper ishte vetëm 24-vjeçe. Pas sulmit në vitin 2008 ajo humbi shikimin në njërin sy. Piper është nënë e dy fëmijë. Më vonë ajo krijoi fondacionin e saj që synon ta bëjë më të lehtë jetën me djegie e plagë.

Sipas saj  se shoqëria duhet të ndryshojë, që njerëzit me shpërfytyrime të fytyrës të ndihen të pranuar. Në vitin 2009, Piper bëri një dokumentar te Channel 4 për përvojën e saj të quajtur “Katie: Fytyra ime e bukur”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: