TIRANE- Prej 16 ditësh një 16-vjeçare nga Yzberishti është zhdukur pa lënë gjurmë. Kanë qenë prindërit e Arnela Karajt, ata që kanë denoncuar në ‘News24’ se vajza e tyre ishte larguar nga banesa që prej 12 tetorit. Gjatë dëshmisë së tyre për ‘News24’ prindërit pohuan se kanë dy javë që nuk komunikojnë me vajzën, ndërsa shprehen se kanë frikë se mos e mitura mund të trafikohet për prostitucion.

“Kemi 2 javë pa komunikuar me vajzën. Kemi frikë mos e trafikojnë për prostitucion. Kemi denoncuar në polici.”, rrëfyen të dëshpëruar prindërit e vajzës.

Ndër të tjera familjarët theksuan se kanë bërë denoncim në polici, ndërsa kjo e fundit deklaroi se po punohet intensivisht për gjetjen e 16-vjeçares.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: