TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim feston 16-vjetorin e krijimit të saj. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari shkruan se LSI gjithmonë është pozicionuar në rrugën e duhur të udhëhequr nga parime të forta në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesit publik.

Braimllari thekson se sot është koha të jemi të gjithë bashkë më të fortë se kurrë për t’i dhënë goditjen përfundimtare kësaj të keqe që po mban peng zhvillimin ekonomik dhe europian të vendit.

POSTIMI I PLOTË

Në këtë 16-vjetor të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim falënderojmë të gjithë themeluesit, të rinjtë dhe të rejat, anëtarët dhe simpatizantët të cilët në 6 shtator të 2004 themeluan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Partia e cila shumë shpejt u kthye në një forcë të fortë kundër arrogancës, papërgjegjshmërisë dhe monopolit të pushtetit.

Në këto 16 vite LSI është përballur me beteja dhe sfida të ashpra shumë herë të padrejta dhe jo të barabarta, por LSI gjithmonë është pozicionuar në rrugën e duhur të udhëhequr nga parime të forta në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesit publik.

LSI në zemrën e saj ka të rinjtë të cilët jo vetëm i ka mbështetur por i ka kthyer në faktor të rëndësishëm të politikbërjes jo vetëm brenda partisë por edhe duke i përfaqësuar në këshilla bashkiakë e në parlament.

LSI gjithmonë është përballur në mënyrë frontale me të keqen ndaj dhe sot është koha të jemi të gjithë bashkë më të fortë se kurrë për t’i dhënë goditjen përfundimtare kësaj të keqe që po mban peng zhvillimin ekonomik dhe europian të vendit.

Gëzuar 16 vjetorin #LSI!
#shqipëria_shtepia_juaj??

Braimllari Fb
Braimllari Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: