Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.

Gazetari Erjon Skëndaj tha në një lidhje live në emisionin “Real Story”, në News24, se kishte shumë shpresë që i riu të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit.

Por, i riu me mbiemrin Çuka ka ndërruar jetë, pasi një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, madje iu kishte kërkuar edhe një cigare, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Më poshtë, “Balkanweb” ju sjell foton e rëndë, para se i riu të jepte jetë, teksa është duke luftuar me jetën poshtë rrënojave.

Whatsapp Image 2019 11 26 At 22.02.43 750x450 (1)
Whatsapp Image 2019 11 26 At 22.02.43 750×450 (1)

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb