Nga: MARIGLEN MERTIRI
TIRANE – 17 parti do të garojnë për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë së Kolonjës më 20 nëntor. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar 17 partitë, ndërkohë që një prej tyre, Balli Kombëtar Demokrat, për shkak të kohës së shkurtër, pati mangësi në dokumentacion, gjë e cila solli edhe diskutime mes anëtarëve të KQZ-së.

Por këto zgjedhje kanë edhe një kosto, e cila në total për KQZ-në do të kushtojë 4.9 milionë lekë.
KQZ miratoi edhe anëtarët dhe sekretarin e KZAZ 73, ku kryetari i përket Partisë Socialiste. Në mesditë në ambientet e KQZ-së u zhvillua edhe mbledhja e parë e KZAZ 73. Ndërsa partinë me mangësi në dokumentacion kanë kohë deri ditën e hënë, në vendimmarrjen e radhës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: