17 persona janë vrarë nga të shtëna masive në Afrikë të Jugut. Sipas BBC, policia po punon për gjetjen e autorëve.
Dy shtëpi në qytetin e Lusikisiki në Kepin Lindor u shënjestruan nga disa persona, tha policia, për pasojë 12 gra dhe një burrë të vrarë në një nga banesat. Viktimat e tjera tre gra dhe një burrë mbetën të vrarë në banesën tjetër.
Gjithashtu një person ka mbetur i plagosur rëndë ndodhet në gjendje kritike për jetën, tha Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut.
(BalkanWeb)