Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Sipas edhe kamerave të sigurisë të siguruara nga Balkan Web, i riu duket se është futur në ambientet e hotelit dhe ka vjedhur një shumë parash.

Teksa policia e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim, thotë nëpërmjet një deklarate se autori ka qenë i punësuar në hotelin që edhe grabiti si recepsionit.

Tashmë materialet i kaluar Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist.

Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: