Flet vetëm 17 vite më pas, por të gjithë tifozët e futbollit e kanë të qartë “vendin e krimit”! Botërori Kore-Japoni 2002, ndeshja e vlefshme për 1/16-at që luhej në Daejong, ajo më e përfolura, Kore-Itali, që u kushtoi “axurrëve” asokohe të kandiduar si favoritë, skualifikimin e turpshëm.

Ai që flet quhet Bajron Moreno, makthi i tifozëve italianë, që me vendimet e tij ndikoi në rezultatin e takimit me Korenë e Jugut që fitoi me golden-gol pas rrjetës së An.

Episodet e diskutueshme ishin shumë. Kartoni i kuq i dhënë Françesko Totit, goli i rregullt i Tomazit, që u anulua me patëdrejtë, dhe ndërhyrja prej kamikazi ndaj Zambrotës, me këtë të fundit që detyrohet të largohet nga fusha i dëmtuar. Pikërisht për këtë faullin e fundit, Moreno, i ftuar në “Futbol sin cassette” ka pohuar: “Po, ishte ndërhyrje për karton të kuq”. Sidoqoftë, ky pohim nuk do t’i lejojë Italisë të ndryshojë rrjedhën e asaj ndeshjeje!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: