Sot bëhen 17 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Por cilat janë disa nga ngjarjet kryesore që shënojnë datën 11 shtator.

Ngjarje
1609 – Henry Hudson arrin në ishullin Manhattan.

1683 – Fillon Lufta e Vienës.

1709 – Britania e Madhe, Holanda dhe Austria luftojnë kundër Francës.

1911 – U themelua Middle Tennessee State University në Murfreesboro, Tennessee, si Middle Tennessee Normal School.

1921 – Arrestohet aktori Fatty Arbuckle nën akuzën: përdhunim.

1926 – Tentativa për vrasjen e Benito Mussolinit dështon.

1931 – Salvatore Maranzano vritet nga njerëzit e Çarles Luçianos.

1943 – LDB: Trupat gjermane okupojnë Korzikën dhe Kosovën.

1948 – Henri Queuille zgjedhet kryeministër i Francës.

1970 – Prezantohet vetura Ford Pinto.

1998 – Yevgeny Primakov zgjedhet kryeministër i Rusisë.

2001 – Në sulmin e 11 shtatorit, shkatërrohen Qendra Tregëtare Botërore në New York City dhe muri perëndimor i Pentagonit në Arlington, Virginia, dhe rrëzohet një avion udhëtarësh në Shanksville, Pennsylvania. Gjithësej vdesin 2,974 njerëz.

2003 – Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Anna Lindh, vdes pas sulmit të saj një ditë më parë.

Lindje
1940 – Brian De Palma – Regjisor amerikan.

1958 – Scott Patterson – Aktor amerikan.

1963 – Virginia Madsen – Aktore amerikane.

1965 – Richard Melville Hall (alias Moby) – Muzikant amerikan.

1980 – Antonio Pizzonia – Pilot brazilian i Formula 1.

1976 – Francesco Totti – futbollistë italian, që tani luan për Romën

1983 – Lauryn Williams – Olympike amerikane dhe fituese e 100 metrave (2005).

Vdekje
1971 – Nikita Hrushov, politikan sovjetik.

2001 – Atif Purivatra, teoriticient i evulucionit të identitetit nscional boshnjak.

2002 – Kim Hunter – Aktore amerikane.

2003 – Anna Lindh – Ministre e jashtme e Suedisë.

2003 – John Ritter – Aktor amerikan.

2006 – Joachim Fest – Historian dhe autor gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb