TIRANË- Në 17-vjetorin e vrasjes së deputetit dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, Partia Demokratike njofton të gjithë anëtarët, militantët, dhe simpatizantët e saj si dhe mbarë qytetarët se nesër në orën 10:45 do të zhvillohen homazhe pranë memorialit të tij në rrugën Abdi Toptani.

Për këtë arsye PD fton demokratët dhe mbarë qytetarët të marrin pjesë nesër në homazhe. “Heroi i Demokracisë Azem Hajdari u vra 17 vite më parë nga dora e krimit të lidhur me pushtetin. Demokratët dhe mbarë qytetarët janë të ftuar nesër në nderimin e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, simbolit të demokracisë, Azem Hajdari. Idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: