Pas 7 ditësh aksion nga deti dhe toka për kapjen e dy gomoneve që çoi në arrestimin e 4 skafistëve shqiptarë, policia greke ka peshuar drogën.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1700 kg lëndë narkotike. Droga ishte fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit, në brendësi të një shpelle.

Sipas mediave greke, kjo është sasia me e madhe e kapur ndonjëherë ne një operacion te vetëm te trafikut te droges Shqiperi-Greqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: