Çdo ditë e më shumë të rinjtë shqiptarë kërkojnë të largohen nga vendi duke e bërë kështu emigrimin një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë. Në përgjigje të kësaj situate, themeluesi dhe CEO i KEIT Day Hospital, Dr. Skerdilajd Faria, vazhdon me bindje nismën e tij “Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri”.

Por këtë herë jo vetëm si një sipërmarrës i suksesshëm por edhe si një atdhetar dhe baba i përkushtuar në mënyrë simbolike dhuroi për kryeqytetin 18 pemë me rastin e 18-vjetorit të djalit të tij Gjergji.

Dr. Skerdi: Po përpiqem që edhe tim biri, lindur dhe rritur në Romë, ta ndjejë Tiranën më tepër se sa Romën, se ky është qyteti im, është vendi im, familja ime e madhe.

Ndërsa ai u bën thirrje të rinjve që mundësitë t’i kërkojnë dhe krijojnë në Shqipëri, vajza e tij Elena, edhe pse e lindur dhe rritur në Itali, mbështet misionin e të atit duke vendosur të zhvendoset në Tiranë.

 

Dr. Skerdi: Qëndroni në Shqipëri, qëndroni në këtë tokë, në vendin tonë dhe kontribuoni jo vetëm me mbjelljen e pemëve por me shumë punë të tjera, me shumë mbështetje, me shumë përkrahje, për Shqipërinë tonë, për të gjithë familjet tona.

Qershorin e vitit të shkuar, në kuadër të kësaj nisme, Dr. Skerdi rriti pagat dhe bonuset për herë të dytë pas pandemisë për të gjithë punonjësit e KEIT, numri i të cilëve i kalon 200 persona.

Nga ana tjetër Gjergji, me frymën e trashëguar nga i ati, vendosi që këto pemë t’i mbjellë së bashku me 25 miqtë e tij italianë të cilët u shprehën: Është një gjest i bukur që ndihmon komunitetin duke shtuar gjelbërimin. Është diçka që nuk e kam parë në vende të tjera dhe as në Itali, të paktën të zhvillohet si një traditë.

Kujtojmë se KEIT ka qenë mbështetëse e nismës “1 milionë pemë në kryeqytet” duke dhuruar qindra të tilla si dhe është vazhdimisht e angazhuar në nisma të ndryshme sociale si dhurimi i stolave për komunitetin, fushata sensibilizuese me Kryqin e Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, ndihma për familjet në nevojë, pastrimi i qytetit etj.

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: