Ndërron jetë lojtari kinez, Jiaxuan Guo. Ai nuk ia doli dot të mbijetojë, për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë, të pësuar pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt.
Kujtojmë që 18-vjeçari kishte mbajtur veshur fanellën e Bayern Munchen në vitin 2023 si pjesë e një programi stërvitor.
“FC Bayern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës sonë në Botëror, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai ndërroi jetë pas një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së FC Bayern në 2023 në Botërorin e Klubeve, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, thuhet në komunikatën e Bayernit.
FC Bayern mourns the passing of former World Squad player Guo Jiaxuan.
Our thoughts are with his family and friends.
🔗 https://t.co/zCIGuIMLac pic.twitter.com/kZlHRozCUA
— FC Bayern (@FCBayernEN) March 20, 2025