Angli

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në rrugët e Londrës. Një adoleshent vetëm 18 vjeç po lufton me jetën, pasi dy burra e goditën atë disa herë me thika. Dëshmitarë okularë thanë se goditjet me thika ndaj të riut kanë ndodhur në prani të fëmijëve.

Policia mori një telefonatë se në një rrugë në Kidbrooke, pranë Blackheath, në juglindje të Londrës në orën 15.24, një person i seksit mashkull ishte goditur me thikë. Oficerët gjetën në vendngjarje një djalë 18-vjeçar të shtrirë në tokë, me plagë të shumta. Sipas asaj që thanë dëshmitarë në vendngjarje dhe nga rindërtimi i skermës së krimit, dyshohet se dy burra kanë zbritur nga makinat e tyre të zeza dhe kanë goditur me thika djalin, duke i shkaktuar plagë të shumta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dëshmitarët thanë se dy burrat dolën nga dy makina ngjyrë të zezë dhe që ishin të frikshme. Ata janë shprehur se skena që kanë parë ishte një lemeri, me gjak dhe dhunë. Policia britanike po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa djali po merr mjekim dhe jeta e tij është në rrezik.  Policia Metropolitane tha se për arsye hetimi nuk u bë me dije emri i djalit, kurse po verifikon çdo gjë të jetës së tij, që mund të çojë në zbulimin e agresorëve të tmerrshëm.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb