TIRANE


Kanë kaluar tashmë dy orë nga fillimi i protestës së opozitës së bashkuar përpara godinës së Kryeministrisë.


Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “News 24” se protestuesit kanë arritur të prishin gardhin. Ai tha se nuk ka pasur tentativë për të hyrë më brenda Kryeministrisë.

E vetmja tentativë ka qenë kur disa të rinj hoqën gardhin metalik që ishte vendosur para policëve të “Shqiponjave”. Turma më e madhe shkon drejt selisë së PD, ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve iu bëjnë thirrje policëve që të lënë uniformën dhe të bashkohen me ta.


Por ka pasur funksionarë demokratë që nuk kanë lejuar përplasje fizike mes protestuesve dhe policëve. Pjesa më e madhe ka lëvizur drejt selisë të Partisë Demokratike.

Deri tani situata është e qetë, nuk ka mjete piroteknike, as flakadanë, por është një protestë tepër e qetë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb