Spektakli i Barcelonës nuk njeh limite. Në ndeshjen ku fituan 6-1 përballë Celta Vigo, Messi me “bandën” e tij dhuruan një mbrëmje magjike të futbollit. Gola fantastik, veprime të pabesueshme dhe mbi të gjitha ajo penallti e “humbur” nga Messi të lë pa fjalë. Rezultati 3-1 i dha mundësinë “Pleshtit” të rikthente në jetë pas 32 vitesh atë penallti të ekzekutuar nga legjenda e futbollit Holandez, Johan Cruyff.

Altruizmi i numrit dhjetë nuk njeh limite duke preferuar të mos godasë penalltinë por të shërbejë për Suarez. Ky gjest i Messit është komentuar gjatë, ishte një demonstrim i superioritet teknik apo një poshtërim për kundërshtarin? Përtej këtyre diskutimeve ajo që Messi bëri mbrëmë ishte diçka shumë e bukur për t’u parë. Përveç Cruyff, shpikës i kësaj penalltie, të njëjtën gjë e kanë provuar edhe në vitin 2005 dyshja e Arsenalit, Henry-Pirs por bënë një figurë të keqe duke mos e finalizuar.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: