TIRANË – Një pjesë e mirë e objekteve të kultit në Shqipëri po ndërtohen apo restaurohen nga Kuvajti, falë marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve që pas viteve ’90, kur Shqipëria mbështeti ndërhyrjen ushtarake të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja për çlirimin e këtij vendi. Megjithatë, ambasada e Kuvajtit në Shqipëri u hap vite më vonë, në 2011-ën. (Në foto lart: Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah)

Vepra më e fundit e mundësuar nga Qeveria e Kuvajtit është ndërtimi i kompleksit social-kulturor të përbërë nga “Xhamia e Dy Vajzave, Sara dhe Shehd”, qendra kulturore me klasa mësimi dhe kompleksi i dyqaneve vakëf në lagjen Shabanej të qytetit të Shkodrës. Po kështu, në Qatrom të Korçës është inauguruar para disa muajsh xhamia së bashku me qendrën e re shëndetësore të fshatit, investim i një grupi donatorësh nga Kuvajti.

pamje nga xhamia e Dy Vajzave

(Në foto: Pamje nga Xhamia e Dy Vajzave)

Disa projekte të tjera po presin të finalizohen, siç është ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë që kushton në tërësi 10 milionë euro e do të ketë një pjesë të madhe të financimit nga qeveria e Kuvajtit.

Ndërsa, vetë qeveria e Kuvajtit ka premtuar rreth 200 mijë euro për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, e cila është shkatërruar nga përmbytjet e vazhdueshme.

Që nga 2011-a, bashkëpunimi me Kuvajtin është zgjeruar edhe në fushën ekonomike dhe sociale.

Kuvajti

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb