TIRANE – Në rrjetet sociale prej disa ditësh qarkullojnë disa mesazhe të shkëmbyera mes këngëtarit, Rigels Rajku dhe një balerine, kur ky i thoshte asaj se pa “bërë 19 herë seks nuk e linte të dilte nga shtëpia”

Në këto biseda flitet për marrëdhënie intime mes të dyve, ku Noizy i kujton edhe herën e fundit që ata kishin kaluar disa orë së bashku. Por, vetë balerina në një intervistë për gazetën “Express”, pranon vërtetësinë e mesazheve, por nuk flet për lidhje me këngëtarin.

Prej disa ditësh qarkullon një lajm, ose më saktë disa foto të një bisede në Viber mes teje dhe Noizyt, si qëndron e vërteta e atyre mesazheve?
Ato biseda kanë qenë thjesht biseda humori midis dy miqve, asgjë më shumë.
Si kanë rënë në dorë të faqes “Vipat e bllokut” këto mesazhe?
Nuk e di saktësisht ku i kanë marr këto mesazhe por që jam e sigurt nga ndonjë “shoqja” ime.
Mikeshat e tua kanë akses tek bisedat e tua private?
Jo, por para një viti që unë krijova miqësi me këngëtarin fillova duke bërë fotografi bisedave dhe i komentoja me shoqet me anë të Viberit. Mirëpo pas një konflikti me Rigelsin, fillova të ruaja privatësinë time.
Cila është marrëdhënia jote me Noizyn?
Marrëdhëniet tona kanë qenë shoqërore, na ka lidh puna dhe asgjë më shumë.
Pate konflikt për punën me të?
Një bisedë të shkurtër ku dukej qartë që ishte i shqetësuar.
Sa i përket fotos në shtrat me Noizyn, e cila edhe ajo është komentuar çfarë do të thoje?
Ajo është fotomontazh.

Marrëdhënia juaj pas konfliktit që patët është mirë tani vijon të jeni miq?
Po, doja të thoja diçka të fundit. Më vjen shumë keq, që nga pakujdesia ime ndodhën këto. Për të qenë e drejtë ky është cenim privatësie dhe gjë që nuk ta fal kush, por ai është shumë njeri i mirë dhe nuk përkeqësoi gjendjen por ndenji në heshtje. I kërkoj falje publikisht për këtë që u krijua nga unë dhe pse pa dëshirën dhe dijeninë time.
Ai nuk është shprehur për këto mesazhe?
Nuk ka pse të komentoj mbi këtë. Mediat e kanë transformuar lajmin siç kanë dashur vet.
E ka cënuar kjo situatë miqësinë tuaj?
Po sigurisht, por do kalojë.
Për këtë fakt e keni pasur konfliktin?
Po, nuk mund ta quaj konflikt. Thjesht një dialog.
Je diskutuar disa herë në lidhje me marrëdhëniet e tua me meshkuj të ndryshëm të shoëbizit si përshembull Robert Berisha përse mendon se vjen kjo?
Janë thjesht thashetheme përsa i përket lidhjeve të mia me meshkujt e shoëbizit. Nuk kam pas lidhje me asnjë personazh publik.
Në fakt ti je në një lidhje aktualisht? Cili është i dashuri yt?
Nuk kam asnjë lidhje momentalisht.
Ke ende foto dhe statuse me një djalë në Facebook është një histori që të dhemb akoma?
Përsa i përket djalit që kam në foton time të profilit, nuk dua të flas sepse më bën të ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen që kam për humbjen e tij.
Po karriera artistike si po ecën aktualisht?
Jam shumë e kënaqur, me çfarë kam arritur deri sot dhe do të arrijë akoma më shumë, sapo kam filluar.
Je shqetësuar nga këto lajme të publikuara nga portalet?
Nuk jam aspak e ndikuar nga këto lajme, janë thjesht thashetheme. Nuk më bëjnë përshtypje janë gjëra që priten.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: