Presidenti i vendit, Ilir Meta, i është rikthyer sërish 30 qershorit, duke u shprehur se iku si datë e përbashkët vetëm kalendarike.

Meta shkruan në “Facebook” se tani është koha që të mos mbetemi edhe në vjeshtë, teksa risjell në vëmendje 17-18 tetorin, kur KE do të marrë vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Duke iu drejtuar një mesazh të fortë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Meta thekson se nuk mund të vazhdohet të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën, ndaj dhe të dyja palët politike duhet t’iu krijojnë mundësinë të gjithë shqiptarëve të shkojnë në tre palë zgjedhje më 13 tetor.

Mesazhi i Metës:

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian?? do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë??.

Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.

Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

Metaaa
Metaaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb