Nicholas Prosper, një 19-vjeçar nga Lutoni, Angli, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënës së tij, Juliana Falcon, 48 vjeçe, vëllait të tij 16-vjeçar, Kyle Prosper, dhe motrës 13-vjeçare, Giselle Prosper. Trupat e tyre u gjetën në shtëpinë e tyre në shtator të vitit të kaluar.

Gjyqtari i rastit e përshkroi veprën e Prosper si një akt të pamëshirshëm dhe brutal, duke theksuar se fjalët nuk mund të përshkruajnë tmerrin që kanë përjetuar viktimat.

Përpara arrestimit, Prosper kishte planifikuar një sulm masiv në shkollën fillore katolike St Joseph, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës. Ai tregoi se kishte qëllim të bëhej “qitësi më i famshëm i shekullit të 21-të”. Plani i tij u prish pasi ai u pa nga oficerët e policisë menjëherë pas vrasjeve dhe u arrestua. Arma e mbushur dhe më shumë se 30 gëzhoja u gjet më pas e fshehur në shkurre.

Një tragjedi që u ndalua në momentin e fundit, por që ka lënë pas një hidhërim të thellë për jetën e një familjeje të shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: