Vdekje tragjike për një studente britanike që ka vdekur gjatë pushimeve në Ibiza pasi dyshohet se ra nga ballkoni i katit të gjashtë të hotelit të saj.

19-vjeçarja Emma Ramsay, vdiq në orët e para të së martës, 20 gusht, pasi u rrëzua në një hotel bregdetar në veriperëndim të ishullit spanjoll. Policia lokale po e trajton vdekjen e saj si një aksident, por hetimet janë duke u zhvilluar për shkakun e saktë të vdekjes së saj, raporton Guardian.

Studentja e Universitetit Strathclyde, ku studionte për drejtësi, kishte postuar imazhe të saj duke shijuar pushimet me miqtë në orët e para të vdekjes së saj.

Monica Lennon, deputete për Skocinë Qendrore, tha se vdekja e Emës kishte “tronditur të gjithë komunitetin”. Ministria e Punëve të Jashtme po i jep ndihmë familjes.

Emma është gruaja e dytë britanike që vdes pasi u rrëzua nga një hotel në katër ditë, pasi raportet nga e njëjta media thonë se të shtunën e kaluar, një 28-vjeçar ra nga dhoma e tij e hotelit në Majorca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb