POGRADEC– Një 19-vjecare është larguar nga banesa pa lënë gjurmë që prej ditës së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, teksa e reja me inicialet A.Ç, 19 vjeçe është larguar nga banesa dhe për të nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.

Njerka e saj ka bërë sot kallëzimin në polici dhe ka deklaruar se nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.

Njoftimi i policisë:
Më datë 26.09.2017, është larguar nga banesa e saj në fshatin Buçimas shtetasja A.Ç, 19 vjeçe. Kallëzimi është bërë sot më datë 27.09.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec, nga njerka e saj shtetasja K.Ç, 31 vjeçe, e cila ka deklaruar se nuk ka informacion mbi vendndodhjen e shtetases A.Ç.Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: