Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka premtuar se do të anulojë procedurën e pastrimit të zonës dhe do dërgojë para drejtësisë autorët e vjedhjeve nga xhepat e shqiptarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxha ka shkruar se bashkia ka tenderuar 2.3 mln euro për pastrimin e qytetit, kur ndërkohë në të gjithë Vorën ka mbetje.

“Problematikat me mbetjet në Bashkinë Vorë, ndërkohë që bashkia ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e qytetit. Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”, ka shkruar Hoxha.

342756172 2208639002678380 7000736281417278633 N
342756172 2208639002678380 7000736281417278633 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb