Simeone Inzagi vrapon me galop drejt stolit të Milanit. Është pikërisht trajneri i Lacios zgjedhja e kuqezinjve për t’i besuar stolin për sezonin e ardhshëm. Emri i tij është rezultati i mbledhjes mes Ivan Gazidis dhe Paolo Maldinit, që tashmë duhet të mendojnë diçka tjetër: si ta shkëpusin Inzagin nga Lacio.

Milani është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Situata për Inzagin ka ndryshuar shumë shpejt. Një javë më parë aid he Lotito janë takuar për të gjetur një akord për një lamtumirë të mundshme. Më pas një sondazh i Juventusit, me Inzagin që e di mjaft mirë se nuk është zgjedhja e parë e bardhezinjve dhe tani oferta konkrete nga Milani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: