Situatë që po përjeton një nga klubet më të famshme të futbollit shqiptar, Flamurtari, është alarmante. As batuat e drejtuesve, as premtimet për një të ardhme të lavdishme, e as krenaria e një qyteti si Vlora nuk mjaftojnë për të nxjerrë nga kriza klubin kuqezi. Ndaj Vllazninë, Flamurtari pësoi humbjen e 7-të sezonale, 7 humbje në 9 javë kampionat është mbyllja më e shëmtuar që Flamurtari mund ti bënte fazës së parë. Vetëm 2 pikë, 2 barazime, janë treguesi më i qartë i krizës totale që ka mbërthyer klubin vlonjat. Në kushtet kur krijuan ekipin vetëm në limite, më shumë probleme financiare, pa fazë përgatitore, e pa emra të rëndësishëm, drejtuesit e klubit gjetën fajtorin e parë për këtë situatë: “Dritan Sadedini nuk do të jetë më trajneri i Flamurtarit por do të vijoj të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit”, lexohet në njoftimin e klubit vlonjat për mediat:

Flmaurtari
Flmaurtari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: