Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë nga forcat e regjimit komunist gjatë protestave të prillit të 1991-it që shpërthyen në Shkodër.
Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, ai i republikanëve dhe të tjerë drejtues opozitarë vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Arben Brocit dhe tre të rinjve të tjerë që u vranë gjatë protestave antikomuniste.
Ndërkohë, ish-kryetarja e Kuvendit, shkodrania Jozefina Topalli, bëri dy postime në Facebook në këtë ditë.
Teksa ndodhet në Francë për një vizitë, Topalli shkruan se vetëm ata që ishin në Shkodër ato ditë, e dinë çfarë ishte 2 Prilli, duke e shoqëruar edhe me foto të asaj dite këtë postim.
Topalli është ftuar në Komitetin e Sigurisë së Asamblesë së NATO-s në Francë.
“Nderim për sakrificën sublime të 4 djemve të Shkodrës dhe gjithë qytetarëve të qytetit tim, në këtë ditë përkujtimore të 2 prillit!”
“Vetëm ata që ishin aty… e dinë çfarë ishin vërtet ato ditë për Shkodrën dhe Shqipërinë…!” shkroi Topalli.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: