Elton Alushi, drejtor i Policisë së Tiranës tha se nga festimet situata në kryeqytet paraqitet e qetë, por megjithatë incidentet nuk kanë munguar. “Vetëm dy raste të lehta me djegie nga fishekzjarre janë regjistruar gjatë festimege”, tha Alushi duke iu referuar të dhënave lidhur me festimet në kryeqytet.
Numri një i Policisë së Tiranës këshilloi qytetarët të bëjnë kujdes me hedhjen e fishekzjarreve dhe përdorimin e automjetit nën efektin e alkoolit.
“Situata paraqitet e qetë. Janë vetëm dy raste nga djegiet prej lëndëve piroteknike, një djalë 11 vjeç dhe një 36-vjeçar të cilët asmarrjes së mjekimit kanë lënë spitalin.
Qytetarët të bëjnë kujdes me lëndët piroteknike për të shmangur incidentet e mëtejshme, Përdoruesit e rrugës të shmangin drejtimn e mjetit nën efektin e alkoolit”, tha ai.
(BalkanWeb)