TIRANE – Ata kanë qenë në vëmendjen e vazhdueshme të mediave rozë për muaj të tërë, veçanërisht për faktin që ende nuk kanë bërë një konfirmim të mirëfilltë për faktin që janë në një lidhje.

albani-ciljeta-2_1520677409-3564647

Por ashtu si pa kuptuar, kanë kaluar 2 vite që nga lidhja e tyre dhe Çiljeta Xhilaga e Alban Hoxha kanë festuar së fundmi përvjetorin e tyre të dytë.

Këtë e ka bërë të ditur për miqtë e saj vetë Çiljeta e cila në story-n e WhatsApp-it, ka publikuar fotot nga festa e tyre intime.

albani-ciljeta-3_1520677411-7156939

Në fotot e publikuara nga “Darling.al”, shihet një dhomë e zbukuruar me tullumbace në formë zemre dhe Çiljeta e veshur me një robdeshambër përkrah Albanit, duke mbajtur një tortë gjithashtu në formë zemre me foton e tyre.

albani-ciljeta-1-1_1520677405-7280671

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: