Pak vite më parë askujt nuk do ia kishte marrë mendja se sheshi qendror në kryeqytetin e Shqipërisë, një shesh kaotik, do të transformohej në një oazë pemësh dhe shatërvanësh dhe në një zonë pa makina. I konsideruar si sheshi më i madh i këmbësorëve në Ballkan, sheshi “Skënderbej” i shtruar me pllaka guri nga të gjitha anët e vendit, është kthyer dalë projektit të Bashkisë së Tiranës jo vetëm në simbolin e unitetit kombëtar, por edhe një hapësirë ndërveprimi midis qytetarëve.


“2 vjet Sheshi “Skënderbej”. Duket sikur ka qenë gjithmonë aty, por ka veç dy vjet dhe ka gjeneruar dhjetra aktivitete, qindra takime e mijëra momente të bukura shqiptare . Bëjmë gjëra të mrekullueshme ne shqiptarët kur bashkëpunojmë e nuk bllokojmë njëri-tjetrin”, shkruan Veliaj.


Elementët kryesor të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit. Sheshi është shtruar gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj.


Një element shumë i rëndësishëm i këtij sheshi është edhe gjelbërimi. Ky projekt ka sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Por ajo që erdhi si risi në krahasim me projektin që zbatoi bashkia e mëparshme është se tashmë sheshi nuk është më si një rotondo për makinat, por si një qendër e vërtetë e qytetit dhe jo vetëm.

E gjithë zona rreth Muzeut Kombëtar ka disa minisheshe dhe parqe të vegjël që krijojë mjaftueshëm hapësirë për intimitet dhe për aktivitete publike më të vogla, por sigurisht dhe pjesa qendrore për të siguruar ato hapësira më të mëdha që do të shërbejnë qoftë për tubime politike apo artistike, apo festa kombëtare. Një element tjetër i shtuar sheshit është edhe parkimi publik nëntokësor. Ai ka një kapacitet prej 358 makinash dhe përveç parkimit, ofron edhe mundësi për karikimi për makinat që funksionojnë me energji, kjo si një mënyrë për të stimuluar makinat ekologjike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb