TIRANE– Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, gjatë interpelancës me ministrin Niko Peleshi ka bërë akuza ndaj Ministrisë së Bujqësisë se në vitin 2016 ka lidhur kontrata me kompanitë e familjes Balili. Në këtë kohë, kjo ministri drejtohet nga deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

Pas këtyre denoncimeve të Braçes për dhënien e 20 hektarëve tokë bujqësore Klement Balilit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka hetuar hetim për këtë çështje dhe procedim penal për përgjegjësit, duke nënkuptuar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti.

“Nuk jam marrë, nuk merrem dhe nuk do të merrem kurrë me biografi, partishmëri dhe kritere klasore në zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhënies së tokave janë plotësisht në përputhje me ligjin, të hapura ndaj çdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm të kujtoj se kontrata e qiradhënies që u tund sot publikisht në Parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa për tradhti, besoj se nuk ka tradhti më të madhe se të pengosh me votë bllokuese, Prokurorinë në kërkesën e saj drejtuar Parlamentit, për të hetuar funksionarë të lartë të dyshuar për trafiqe”, shkruan ish-ministri Panariti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb