TIRANE

Gjatë intervistës në emisionin “A Show” Koço Kokëdhima nuk i shpëtoi provokimeve të Adi Krastës.

Ky i fundit donte të dinte nëse ishte në dijeni ish-deputeti socialist për gjëra që mund ta dëmtonin kryeministrin? Por Kokëdhima tregoi vetëm një episod, të cilin siç tha e kishte dëgjuar nga Preç Zogaj.

“Preç Zogaj më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë shumë i nderuar, një ndërtues i kishte thënë që në Bashkinë e Tiranës  i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku andej nga zona e Kombinatit. Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Edi Rama dhe Blendi Gonxhe. U kam thënë: Si ka mundësi në Bashkinë e Tiranës ju këtij njeriu, i keni kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi? Nuk e mbaj mend në çfarë viti ka qenë. Më thanë se duhet të jetë ndonjë keqkuptim.  Blendi Gonxhe më tha se duhet të jetë ndonjë keqkuptim. Dhe ashtu doli vërtet sepse biznesmeni u tërhoq, ai tha se mua nuk më ka kërkuar njeri para në Bashkinë e Tiranës”,- tregoi Kokëdhima.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb