Ka nisur sot viti i ri akademik në Universitetet shqiptare.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka uruar suksese për studentët të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universiteteve.
Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një video nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, duke iu drejtuar 20 mijë studentëve që nisin rrugëtimin drejt dijes, stafeve pedagogjike dhe prindërve.
“Së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që hyjnë këtë vit në vit të parë dhe me shokët e tyre që tashmë kanë nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre. Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë”, shprehet ministrja.