Pas Krunic, Milan është gjithnjë e më parë goditjes së dytë në merkato. Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Real Madrid për transferimin e Theo Hernandez, një marrëveshje e cila është në detajet e fundit. Dyshja drejtuese e Milanit, Maldini-Boban dhe drejtuesit e Realit kanë gjetur dakortsinë mbi bazën e 20 milionëve por nuk kanë përcaktuar ende formulën e transferimit.

Theo Hernandez
Theo Hernandez

Milan ka gjetur akordin jo vetëm me klubin e Realit por dhe me vetë lojtarin i cili është i gatshëm të sakrifikojë 20% të pagës së tij për të veshur fanellën kuqezi. Siç dihet Milan vijon të ketë probleme me rregullat e Fair Play financiar, në këtë kushte janë të detyruar të shesin dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, i sakrifikuari i madh pritet të jetë Donnarumma për të cilin PSG vijon të insistoj.

La Gazzetta
La Gazzetta

Klubi parisien ofron kartonin e Areolas, dhe para kesh, pra në këtë mënyrë, Milan do të ketë në dispozicion një portier për të zëvendësuar Donnarumma dhe afro 20 milion euro për të shpenzuar në merkato. Një rol kyç në këtë transferim ka dhe Mino Raiola, njëkohësisht menaxheri i të dy portierëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb