Kanë kaluar më shumë se 20 orë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 2613 emigrantë me banim në Diasporë.

Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2613 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 76.6% burra dhe moshat kryesisht të reja. 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Diaspora e Italisë është në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit.

Nëse jeni emigrant, për t’u regjistruar duhet të aplikoni në këtë LINK

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb