Një sërë tërmetesh goditën vendin tonë gjatë mbrëmjes së djeshme. Instituti i Gjeoshkencave njofton se janë regjistruar 20 tërmete me intensitet të ulët.

Sipas regjistrimeve, lëkundjet e fundit të tërmetit janë ndjerë në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km.

Lëkundje të shumta janë ndjerë në fshatin Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tre tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi.

Tërmeti më i fuqishëm 4 ballë u ndje po në fshatin Vermik të Vlorës.

Lista me 20 termetet

1 2 3 4

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: