GJIROKASTËR- Një i ri nga Gjirokastra i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. I riu 20-vjeçar është hedhur nga kati i 7-të i një pallati.

Nuk dihet nëse 20-vjeçari është vetëvrarë për një lidhje të prishur, apo për një dashuri të parealizuar, por grupi hetimor bën me dije se dyshohet që Visiano Llacini i ka dhënë fund jetës për shkak të një femre. I riu para se të hidhej nga kati i 7-të i ka dhënë lamtumirën familjarëve, miqve e shokëve.

“Vajza bëni mirë ti besoni kur një djalë thotë se jap jetën dhe për ty …Vëllai im të dua shumë fort. Ti je bosi im, ti je njësh, unë të dua shumë, të dua pa funddd, ti je diell …të dua shumë vëlla …Aldo bosii …Familja ime ju dua pa funddd ..Ti mami dhe ty babi jeni gjëja më e shtrenjtë për mua ..Ju dua pa fund ..Dhe mos u mërzitni për muaa … Misioni im kaq ishte mbaroi. Unë tani duhet të iki. Ju kërkoj falje ..Qëllimi im këtu ka mbaruar ..Përshëndes gjithë shokët e mi …Përshëndetje çuna, përshëndes shoqet e mia…Për mua kaq ishte ……Allahu Ekber …Lamtumirrrr ….”, shkruan ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb