KUKES- Një i ri është mbytur dy ditë më parë në lumin Drini i Zi, teksa ka qenë duke u larë në fshatin Ujmisht të Kukësit. 20-vjeçari Rajmond Spahiu, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht. I riu ndodhej tek halla e tij në fshatin Ujmisht.

Trupi i 20-vjeçarit ende nuk është gjetur pasi e ka marrë rrjedha e lumit, ndërsa familjarët u bëjnë apel autoriteteve që të nisin kërkimet për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Halla e 20-vjeçarit Junie Spahiu deklaroi në një komunikim në “News24” se polumbarët, kanë ndërprerë kërkimet, ndërsa familja mban të hapura dyert e mortit.

“Djali ka shku tek halla e vet. Ka ngrënë dreke dhe ka shkuar për tu larë. Nuk ka dalë më. Djali ka qenë i shoqëruar me një fëmijë 12 vjeç. Kërkojmë ndihmën e ministrit të brendshëm për rifillimin e kërkimeve”- deklaroi halla e 21-vjeçarit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: