Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, ka qenë shpesh herë personazh i emisionit ‘Opinion’, ku përmes intervistave ai ka bërë disa deklarata të bujshme.

E tillë ishte edhe ajo e gjashtë viteve më parë, që tha se do të heqë dorë përgjithmonë nga letërsia artistike, apo ajo e vitit 1997, ku shkrimtari u shpreh se kishte hequr dorë nga shkrimi i poezive.

Por, ajo që mbeti gjatë në memorien e lexuesve dhe admiruesve të shkrimtarit, por edhe kritikëve apo armiqve të tij ishte fakti se shkrimtari nuk kishte qenë desident.

Mes të tjerash, gazetari Blendi Fevziu ka bërë sot edhe një bilanc të ‘Opinion’, ku ka pasur më shumë se 2480 emisione dhe mbi 10 mijë të ftuar. Por cili ka qenë ai që ka prekur më shumë këtë studio? Ai është shkrimtari i njohur Ismail Kadare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: