SERBI-Qeveria e Serbisë në një mbledhje sonte vonë ka vendosur unanimisht që kryeministri i këtij vendit, Aleksandar Vuciç të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të masakrës në Srebrenicë.
Në një konferencë shtypi Vuçiç ka thënë se duhet të ketë paqe, por Serbia nuk do të pranojë të përbuzet në sytë e botës.
Ai nuk e ka komentuar si fitore shtyrjen e votimit të Rezolutës për Srebrenicën në OKB, ndërsa është shprehur se nuk mund të ketë fitues në Srebrenicë, por vetëm viktima që kërkojnë respekt.
(d.d/BalkanWeb)