Për të 7 vit me radhë bashkia e Librazhdit ka organizuar gjatë kësaj fundjave Panairin e Mjaltit ku morën pjesë të paktën 200 bletë rritës nga të gjitha fshatrat e kësaj zone.Në të territorin e bashkisë së Librazhdit aktualisht ka mbi 6 mijë koshere me bletë duke e kthyer këtë zonë vitet e fundit në një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend. Bletaria në këtë zonë është një traditë e hershme dhe mjalti i Librazhdit është nga më të preferuarit jo vetëm në tregun vendas por edhe ne tregun i huaj .Mjalti i geshtenjes,i luleve , i pishes,i listres etj,janë disa variete mjalti që prodhohen vetëm në fshatrat e Librazhdit Bazuar edhe ne programet kombetare, Bashkia e Librazhdit po përkushtohet tju japi vëmendjen e duhur bletërritësve dhe nëpërmjet programeve të ndryshme po i mbështet këto biznese të vogla me anë të politikave lokale në mënyrë që numri i tyre të vijë gjithmonë duke u shtuar, gjë që do ndikojë në rritjen e mirëqenies të familjeve librazhdase.Bletaria tashmë është përhapur edhe në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe në çdo fshat të Librazhdit të cilat janë të pasura me bimësi të shumëllojshme që mundësin ushqim të pastër për bletët nga i cili mundësohet një mjaltë sa më cilësor dhe me vlera té rralla ushquese e kurative .
Tradita e këtij panairi ka ndihmuar bletërritësit librazhdas të krijojnë klientelë të qëndrueshme nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.Nëpërmjet Panairit të Mjaltit synohet të promovohet jo vetëm mjalti, por të gjitha prodhimet e tyre bujqësore , blektorale si edhe prodhimet artizanale të mjeshtrave librazhdas.Kryebashkiaku Mariglen Disha nga ana e tij u shpreh se Bashkia e Librazhdit në të ardhmen do të organizojë sa më shumë panaire promovuese të prodhimeve të kësaj zone e cila shquhet jo vetëm për prodhimin e mjaltit, por edhe të produkteve blegtorale, të frutave e perimeve , të patateve , arrave të vreshtarisë etj. Ky panair u vizitua edhe nga qindra qytetarë si edhe Ministrat Arbjan Mazniku,Bora Muzhaqi,Taulant Balla si edhe turistë të huaj .