Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, kanë shkëmbyer akuza dhe replika të forta për disa tema të nxehta politike dhe personale.

Debati nisi me një sulm të Shabanit ndaj Bardhit, duke e akuzuar atë për lëvizje të pandërprera nga një parti në tjetër dhe duke e përmendur raportet e tij aktuale me Sali Berishën. “Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës,” tha Shabani.

Bardhi u përgjigj duke theksuar se qëllimi i tij është largimi i Kryeministrit Edi Rama. “Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës,” theksoi ai.

Në një moment tjetër të debatit, Shabani ngriti një akuzë më të rëndë, duke bërë një referencë të drejtpërdrejtë ndaj një automjeti të shtrenjtë që sipas tij Bardhi posedon, duke thënë se kishte një vlerë prej 200 mijë eurosh.

Bardhi u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Nëse është 200 mijë, do ta fal makinën.”

Pjesë nga debati: 

Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës

Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.

Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.

Bardhi: Ashtu?! (Qesh)

Shabani: Pse qesh kot?

Bardhi: Po njerëzit më shohin me çfarë makine lëviz unë

Shabani: Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer

Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal

Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve

Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale

Shabani:  Shpjegoje sa është

Bardhi: Po nuk të jap llogari ty. Kur të shpjegosh makinën që ke blerë me paratë e buxhetit të shtetit…

Shabani: Prapë shpifje, prapë shpifje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb