Maternitetet serbe në Kosovë në vitin 2015, kanë sjellur në jetë 890 foshnje, të cilat vetëm nga materniteti i Mitrovicës 620 bebe, raporton Tanjug. Dr. Zoran Jakshiq nga spitali në Mitrovicë, tha se numri i foshnjave në këtë institucion është i kënaqshëm, i cili është më pak se në vitet e mëparshme, për shkak të funksionimit te maternitetit në Graçanicë i cili u hap kohët e fundit edhe në Pasjan.

Por në Serbi, kemi një situate krejt ndryshe te lindjeve te fëmijëve shqiptare, rast ky ndoshta i vetëm ku “reciprociteti” tejkalon serbët e Kosovës. ku sivjet kane lindur 2200 foshnje shqiptare.

Themi kështu sepse, ne Luginën e Preshevës, siç ka mësuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, sivjet kanë lindur 1750 foshnje shqiptare, çka vetëm ne Beograd kane lindur 480. Do shtuar se përkundër hapjes së maternitetit ne Preshevë te dhënat tona flasin se pjesa dërmuese e këtyre foshnjave shqiptare kane lindur ne spitale përreth jo vetëm ne Vranjë, Nish apo Beograd, por edhe ne Gjilan, Prishtine, Kumanove, Shkup apo Tiranë.

Sipas mediave te Beogadit “ne Serbi nataliteti më i madh është ai në Luginën e Preshevës, përkundër eksodit. Komuna Presheva ka popullsinë më të re në Serbi, dhe mosha mesatare e banorëve është 29 vjeç. Hulumtimet e natalitetit thonë se shtimi i popullsisë në Luginën e Preshevës është më i madhi në Serbi.”
Sipas zyrës se statistikave ne Beograd, në Serbi sot ka 150 komuna me 23 qytete me Beogradin kryeqytet. Sipas burimeve serbe është mjaft interesante te shtohet edhe kjo se nga gjitha komunat ne Serbi 12 komuna nuk ka pasur shtim të popullsisë sepse aty nuk ka shqiptarë, çka nënkupton se komunat ne Serbi shtohen vetëm aty ku ka shqiptarë..”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: