TIRANE-‘Foshnja e parë për viti 2015 i përket gjinisë mashkull dhe ka lindur në maternitetin ‘Koço Glozheni’ në kryeqytet. Kështu ka raportuar  në orët e para të këtij mëngjesi gazetarja e News24, Ina Qirjo, e cila raportoi se foshnja ka lindur rreth orës 00:01 dhe i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg e 150 gr. dhe gëzon shëndet të plotë. Sa i takon emrit, familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë. Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes.

Në Elbasan foshnja e parë  erdhi në jetë në orën  01:39

ELBASAN- Foshnja e parë në qytetin e Elbasanit ka ardhur në jetë në orën 01:39 min, dhe ai është një djalë. Siç raporton Korrespondenti i Elbasanit, Fatmir Popja foshnja i përket familjes ‘Shtylla’ nga fshati Çërragë  i Belshit.  Mësohet se ky është fëmija i parë i çiftit Shtylla. Sipas mjekëve foshnja gëzon shëndet të plotë dhe është i peshës 3 kg e 200 gr.

Kosovë, një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e para të 2015-ës

Dafina Bejta, 16 vjeçarja nga Lipjani ka lindur vajzën e saj në minutat e parë pas orës 00:00. Mjeku kujdestar në Gjinekologjinë e QKUK-së, Naser Berisha ka thënë për KosovaPress se të dyja, si foshnja ashtu dhe e ëma janë në gjendje të mirë. Vajza e 16 vjeçares ka lindur me një gjatësi prej 49 centimetrave dhe me peshë prej 2750 gramë. Berisha ka treguar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 16 lindje. Ndërkaq, Myrvete Paqarada, drejtoreshë e Gjinekologjisë ka detajuar të dhënat për 2014.“ Në Gjinekologji, fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë vdekje të nënave. Vitin e filluam mbarë me një vajzë të bukur prej një nëne të re 16 vjeçare. Ndryshe gjatë viti i kaluar kemi pasur edhe 4080 operacione të ftohta”, ka thënë ajo.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: