Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli në lidhje me faktin sesi mund të na presë 2025 nga pikëpamja ekonomike.
Çoçoli tha se 2025 do jetë viti i pensioneve. Ai deklaroi se në këtë vit do kemi lajme pozitive. Sipas tij, Unaza e Madhe si projekt do të rrisë vlerën e pronës në Tiranë.
Fatos Çoçoli: 2025 do jetë një vit pozitiv për ekonominë. Unaza e Madhe e Tiranës rriti vlerën e pronës në Tiranë. Veprat e rëndësishme infrastrukturore janë shërbime për shqiptarët.
Askush nuk duhet të shqetësohet. Konsumi besoj nuk do jetë i frenuar. Do jetë viti i pensioneve, do jetë një vit i mirë.
(Balkanweb)